Kryeministri Edi Rama ndau sot një video nga zbukurimet për festat e fundvitit në Sarandë.
“Dhjetori i festave në Sarandë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
“Magjia e dimrit në Sarandë është po aq e bukur sa ajo e verës në bregdet. Me një program surprizash për këto festa fundviti Saranda e bukur është superdestinacioni i 365 ditëve”, u shpreh Rama.
“Eja përjeto magjinë dhe krijo kujtime që mbeten gjatë në kujtesë. Saranda, destinacioni magjik i festave”, thuhet në videon e ndarë nga kreu i qeverisë.
Edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau pamjet e zbukurimeve në Sarandë.
“E kishe menduar ndonjëherë Krishtlindjen në Sarandë? Magjia e dimrit në Sarandë është po aq e bukur sa ajo e verës në bregdet”, u shpreh Kumbaro, duke përgëzuar kryetarin e bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi.///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI