Parku Kombëtar i Butrintit është një prej destinacioneve më të vizituara nga turistët vendas e të huaj gjatë gjithë vitit. Por këto ditë, një grup vizitorësh të veçantë e kanë vizituar këtë park duke sjellë gjallëri në rrënojat e qytetit antik.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video me performancën e një kori fëmijësh, të cilët performojnë këngën e njohur italiane “Bella Ciao”. “Parku i Butrintit ju pret me yjet e vegjël”, shkruan Rama.
Zërat dhe performanca e fëmijëve mbushën plot energji parkun e Butrintit. Aktivitetet në parkun e Butrintit vazhdojnë duke ftuar vizitorët të shijojnë një eksperiencë të paharrueshme, ku ndërthuren bukur arkitektura, natyra dhe energjia e pashterueshme. Kombinimi i natyrës dhe historisë mijëra vjeçare në Butrint ngjall kuriozitetin e pushuesve nga e mbarë bota./(Klodi Saraçini)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI