SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Nesër vendosim në qeveri konsultimin e madh kombëtar, nuk merrem me kufomat gratanongrata

 Kryeministri Edi Rama deklaroi sot qeveria do t’i hapë rrugën një konsultimi të madh kombëtar për vendime të rëndësishme të vitit që vjen.

“Nesër vendosim në qeveri konsultimin e madh kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provincial. Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur”, u shpreh kryeministri Rama në një reagim.

Rama tha se drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash.

“Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!”, u shpreh ai.

Rama u ndal edhe te zhvillimet në Partinë Demokratike.

“S’kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin!”, u shpreh Rama///

error: