Duke folur per nevojën e një tjetër niveli sigurie në marrëdhënien e shtetit me qytetarët, në Kongresin e PS të shtunën, kryeministri Edi Rama u ndal gjerësisht në keto marredhenie.
“E tërë marrëdhënia e shtetit me qytetarët duhet parë, duhet trajtuar dhe duhet mishëruar prej nesh si një marrëdhënie sigurie dhe duhet të ndihet i turpëruar çdokush që, duke trajtuar në mënyrë të padinjitetshme një qytetar rrit pasigurinë e tij. E nxjerr atë nga dera e shtetit me një ndjenjë pasigurie te vetja, me një ndjenjë pasigurie te vendi i vet. Prandaj, kjo kohë e mallkuar që është kalimtare dhe sjell këtë nevojë emergjente për siguri, tamam si një jehonë e një alarmi lufte, që shtrihet nga shpirti i trazuar i njerëzve, te çdo urë që i lidh ata me shtetin, duhet ta ngrejë përgjithmonë, jo vetëm deri kur të mbarojë ky mallkim, në një tjetër nivel sigurie, marrëdhënien e shtetit me qytetarët.-vuri ne dukj Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI