– Çështja Beleri nuk ka të bëjë me ne, por me historinë e politikës greke, deklaroi kryeministri Edi Rama për ”Starnews”, sipas gazetës greke ”Protothema”. “Këtu nuk ka asnjë çështje, nuk ka asnjë lidhje me ne. Kjo është histori e politikës greke. Nuk është historia jonë dhe nuk ka të bëjë me ne”, tha Edi Rama, i pyetur për fjalimin e tij në Athinë, pikërisht një vit pas arrestimit të Fredi Belerit.
Duke iu referuar marrëdhënieve greko-shqiptare, kryeministri Rama se ”shpresoj se do të arrijmë të bëjmë diçka që përputhet me marrëdhëniet fantastike mes njerëzve të zakonshëm të Greqisë dhe Shqipërisë, që meritojnë më mirë dhe ne duhet t’u japim atyre politika shumë të ndryshme”.
Fjalimi i Ramës zgjati më shumë se një orë në sheshin e mbushur plot në Galatsi.
Rama ishte në Athinë për të folur me bashkatdhetarët e tij. Në fjalën e tij, ai kujtoi vështirësitë me të cilat u përballën emigrantët shqiptarë në vitet e para në Greqi, ndërsa siç pohoi ai nuk erdhi për të provokuar.
Në fjalën e tij ai theksoi gjithashtu se pavarësisht tensioneve mes dy vendeve, po diskutohet për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë. Masat e sigurisë të marra nga policia greke ishin drakoniane.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore