Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Athinë nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Kryeministri Rama vlerësoi se me “kryeministrin Mitsotakis e lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri”.
“Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama ndodhet për një vizitë pune treditore (21-23 prill) në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delfit (DEF XI).
Forumi Ekonomik i Delfit, një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global.
Gjatë punimeve të Forumit, do të nënshkruhet në një ceremoni të veçantë, Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A.
Takimi i Kryeministrit Rama me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis – Foto: KM /(Mela Marini)






ME SHUME LAJME
Info PLUS. Hiqen patrullat nga rrugët, urdhri i Hitës: Shkeljet të evidentohen me radarë e dronë!
Rama me origjinë greke? Kryeministri befason me përgjigjen…
Rama, takim me Mitsotakis dhe liderët europianë në Forumin Ekonomik të Delphit