Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një ditë historike këtë të marten, 19 korrik 2022, që përkon me konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Rama krahas shkrimit ka publikuar edhe një foto album ku shihet mes krerëve të unionit.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, u ulen sot në të njëjtën tryezë me vendet anëtare, në Konferencën e parë ndërqeveritare, duke shënuar kështu nisjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, pas një kalvari të gjatë priteje, zvarritjesh dhe pengesash.
Kryeministrat e të dy vendeve, Edi Rama dhe Dimitar Koveçevski u pritën nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe kryeministri i Republikës së Çekisë Petr Fiala, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI