SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Reflektim ndërinstitucional për garantimin e suksesit të Reformës në Drejtësi

Νga Eva XHAJANKA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X pas sqarimit publik të Byrosë Kombëtare të Hetimit lidhur me episodin e ndodhur në ambientet e Kryeministrisë.

Në reagimin e tij, Kryeministri sqaron se kritika e bërë prej tij nuk kishte të bënte me armëmbajtjen pa leje, por me, siç e cilëson ai, “padijen etike dhe ligjore” që i shtyu hetuesit  e BKH të tentonin të hynin në ambientet e Kryeministrisë të armatosur.

“Qenka përgjigjur publikisht edhe BKH-ja ndaj njërit prej një sërë episodesh të mungesës së etikës profesionale të anëtarëve të asaj trupe, të cilin e ceka sot në podkastin FLASIM, duke folur për simptomat shqetësuese të sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re!

Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë.”, shkruan Rama.

“Sikur të ishte ky një rast i veçuar, padiskutim që nuk do ta kisha cekur në kuadër të qëndrimit të sotëm mbi simptomat e lartpërmendura, por fatkeqësisht ky ishte më i ëmbli i episodeve që munda të gjej, për trimoshat e BKH-së që shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale – thënë kjo shumë ëmbëlsisht për këtë pjesë të problematikës së sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re”, shkroi Rama.

Në përfundim, Rama bën thirrje për një reflektim serioz, profesional dhe ndërinstitucional, me synimin për të garantuar suksesin e Reformës në Drejtësi.

“Gjithsesi, po e përsëris, ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur të nga ujërat e pistë, në një proces historik ku duhet të garantojmë suksesin e Reformës në Drejtësi, duke garantuar medoemos pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë që kura te bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë e të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit”, tha Rama.///

error: