Pas lajmit për shpalljen non-grata edhe nga Mbretëria e Bashkuar të kryetarit të Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë publikoi në rrjetet sociale kopertinën e librit të ish-diktatorit Enver Hoxha me titull “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”.
Rama e ka shoqëruar këtë foto me mbishkrimin: “NO COMMENT” (pa koment).
Berisha u shpreh sot në një konferencë për shtyp se, Mbretëria e Bashkuar ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes së tij.///
ME SHUME LAJME
Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit
KINOTEATRI I SARANDËS. PREMTIMET NË SKENË, TENDERI NË SIRTAR DHE KULTURA NË PRITJE!
Ambalazhet, detyrime të reja për bizneset dhe depozitë e rimbursueshme për shishet plastike