Kryeministri Edi Rama theksoi sot nga Vlora se, Plani i Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë është fitues dhe se të gjithë komponentë e tij janë aty ku duhet dhe eksperienca e artikuluar është një vlerë e shtuar për realizimin e këtij plani.
Në fjalën e tij në kuadër të Planit të Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë, të zhvilluar në Pyllin e Sodës në Vlorë, Rama tha se “uroj që në këtë proces të bashkohen shumë njerëz, por uroj që të gjithë ata që nuk bashkohen dhe janë në të drejtën e tyre dhe mund ta bëjnë punën e tyre pa u bashkuar në këto aktivitete të mos ndotin ta mendojnë dy herë kur lëshojnë përtokë, hedhin nga dritarja e makinës, apo i lënë pasi ngrihen nga një piknik mbetjet e tyre duke iu dhënë shembullin më skandaloz e kriminal fëmijëve të tyre që shikojnë prindërit si i lënë mbetjet rrugëve”.
Kreu i qeverisë u shpreh se “Shqipëria e pastër është prioritet i mandatit tonë. Të gjithë këto mbeturina nuk i ka sjellë një forcë e mbinatyrshme, nuk janë as mbetje arkeologjike, por ndotje e vazhdueshme e të gjithëve ne së bashku. Sikur secili të mos e hedh shishen plastike në rrugë apo të mos i lirë mbeturinat këtu dhe t’i marrë me vete, atëherë ne nuk do të turpëroheshim të gjithë nga ky vend i mrekullueshëm që na e ka falur natyra”.
“Sikur secili atë shishen plastike që zbraz teksa shkon me makinë në anën tjetër të rrugës të mos e hedh, apo secili që vjen në hijen e pishave ti marr me vete ato mbetje që prodhon atëherë ne nuk do turpëroheshim të gjithë nga ky vend i mrekullueshëm që na i ka falur Zoti apo natyra, për ata që nuk besojnë në Zot, që na i kanë zili shumë por jemi ne arsyeja që lë një shije shumë të hidhur edhe tek ata që e vizitojnë”, theksoi Rama.
Më tej Rama u shpreh se “më bën shumë përshtypje duke qenë se ndjek vazhdimisht qytetarët e përfshirë në rrjetet sociale kur vjen puna për të bërë komente të gjithë janë ambientalistë, por kur mendoj se sa pak nga ata që komentojnë janë ambientalistë jo vetëm në fjalë por edhe në sjellje atëherë them se atëherë duhet gjithkush të kthehet nga vetja sepse të jesh patriot nuk do të thotë të jesh gati të zbrazësh pushkë në facebook as të jesh gati të luftosh për atdheun duke komentuar nga kafeneja apo shtëpia, të jesh patriot do të thotë të mbash pastër vendin tënd, atdheun tënd, të mos i gërvishtësh fytyrën atdheut tënd”.
“Ky plan është një plan që buron nga shumë mësime të këtyre viteve, situata kudo edhe këtu, ka qenë shumë më keq disa vite më parë, por është shumë keq si duhet të ishte dhe si duhet të jetë Shqipëria që pretendon bazuar në të gjithë ato që i ka dhënë natyra e Zoti të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm”, nënvizoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se ”kjo ndotje dëmton ekonominë kombëtare dhe mirëqenien e secilit jo vetëm për shkak të turizmit, por për të gjitha efektet zinxhir që ka ashtu sikurse dëmton edhe shëndetin”.
Kryeministri Rama bëri të ditur se “ky është një plan sistematik ku si fillim do pastrohen rrënjësisht të gjitha pikat e nxehta apo hot spotet, pastaj do garantojmë të mos rikrijohen se nuk është hera e parë që ne bëjmë aktivitete të tilla. Nuk është hera e parë që unë bashkë me ministrin dje, sot, ministren e Mjedisit, e ministrin më përpara e tjetrin akoma, kam dalë për të pastruar, por kjo do jetë hera e fundit që pasi ne pastrojmë në pak javë gjendja rikthehet aty ku ishte” .
“Këtu të gjithë kanë përgjegjësi, kemi përgjegjësi është koha që përgjegjësia të kërkohet nga secili, nga çdo institucion dhe individ. Ne kemi bërë shumë të qartë dhe tanimë jemi në rrugën e zbatimit të asaj që unë e kam bërë të qartë ditën e prezantimit të programit të qeverisë së re në Kuvend asnjë bashki nuk do të lejohet të bëjë asgjë tjetër nëse nuk garanton të gjitha burimet e nevojshme financiare për pastrim dhe nëse nuk garanton që ato burime përkthehen në një rezultat konkret në një territor qëndrueshmërisht të pastër”, nënvizoi Rama.
Kryeministri tha se “për herë të parë Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, ka kostuar sesa i kushton çdo bashkie pastrimi dhe në bazën e kostimit ka nxjerrë edhe objektivin për buxhetin e vitit tjetër të çdo bashkie dhe ministrja personalisht dhe të deleguarit tanë në çdo qark do jenë në çdo mbledhje të këshillave bashkiakë dhe do ti bëjnë thirrje këshilltarëve bashkiakë ta rrëzojnë buxhetin nëse kryetari i bashkisë nuk ka sjellë në projekt buxhet ato fonde që janë të domosdoshme për pastrimin”.
“Çdo bashki sot ka në dispozicion një pikë fundore, për grumbullimin e mbetjeve dhe është e patolerueshme që mbetjet të grumbullohen mes rrugës. Pikat fundore janë qoftë pikat teknologjike të trajtimit të mbetjeve, qoftë edhe fusha sanitare apo landifille. Asnjë bashki nuk do të lejohet që në vend se ti çojë mbetjet në pikat fundore të krijojë pika të paligjshme. Për këtë ligji parashikon sanksione. Ligji parashikon sanksione për kryetarët e bashkive dhe bashkitë”, tha Rama.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade