SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama shtrohet në spital, kryen një ndërhyrje kirurgjikale

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT. Sipas burimeve, Rama i është nënshtruar një operacioni për hernien inguinale.

Kreu i qeverisë është shtruar mëngjesin e sotëm në spital ku raportohet se i është nënshtruar operacionit nga kirurgu Arben Gjata, teksa disa kohë më parë kreu i qeverisë iu nënshtrua një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit. Rama paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohet sërish për shkak të një problemi shëndetësor. NJOFTIMI I KRYEMINISTRISE

Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se:

Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT. Gjatë një vizite në QSUT, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient për një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale.

///

error: