Kryeministri Edi Rama deklaroi te merkuren në një prononcim për mediet nga kryesia e Kuvendit, pasi dëshmoi në komisionin hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve se, do të padisë për shpifje Jorida Tabakun pasi të mbarojë hetimi nga SPAK-u për këtë çështje
I pyetur nëse do të bëjë padi për akuzat për grup të strukturuar kriminal, Rama tha se, “do marrim njëherë kohën që të mbarojë të gjithë hetimet SPAK-u, të çojë gjithë akuzat nëse ka të tjera në gjykatë”.
“Dhe pastaj sigurisht që çështjen e grupit të strukturuar kriminal do ta trajtojmë në gjykatën përkatëse. Nuk flas për emra, por me siguri që, për fat të keq, s’e nuk është dëshira ime, tani e kemi bërë gjykatën si një vend ku takohemi me zonjën Tabaku. Do takohemi përsëri por pasi të mbarojë kjo.
Zonja Tabaku është recidiviste për shpifje,(përsëritëse-Redaksia SARANDANEWS.AL) më vjen keq por do më duhet ta bëj prapë sepse është shumë e rëndë nuk ndodh në asnjë vend, sado e tensionuar të jetë lufta politike, që një politikan, një parti politike, një politikane, të angazhohet me publikun për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal. Është diçka që nuk ndodh. Është përtej. Sigurisht, por jo përpara sesa të bëhet i gjithë hetimi. Kur të mbarojë i gjithë hetimi, jo i komisionit s’e ky s’është hetim, është një farsë, por hetimi SPAK-ut, atëherë sigurisht që do të shkojmë në gjykatë patjetër. Si qenka, kjo muaj të tërë rrokanis kokën e dynjasë u vodhën 430 milionë, i vodhën. Ku janë? S’janë”, u shpreh Rama./ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI