Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Edi Rama.Në njoftimin e publikuar nga Departamenti i Shtetit bëhet e ditur se “sot në 5:30 me orën lokale, Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, do të takohet me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Bruksel (Belgjikë)”.
Njoftimi i plotë i Departamentit amerikan të Shtetit:
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken do të shoqërojë presidentin amerikan Joseph R. Biden, Jr. në udhëtimin e tij në qershor në Cornwall (BM), Bruksel (Belgjikë) dhe Gjenevë (Zvicër).
Më 10-12 qershor, Sekretari do të marrë pjesë në angazhimet dypalëshe të Presidentit rreth takimit të G7-s në Cornwall.
Ai më pas do të shoqërojë Presidentin në Samitin e NATO-s më 14 qershor dhe në samitin SHBA-BE në 15 qershor, të dyja në Bruksel.
Më në fund, ai do të marrë pjesë në takimin dypalësh të Presidentit Biden me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, në Gjenevë.
Sot në 5:30 me orën lokale, Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, do të takohet me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Bruksel (Belgjikë).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI