Kryeministri Edi Rama u nis sot për një vizitë dyditore në Ankara, Turqi.
Kryeministri informoi se në fokus të takimeve që do të zhvillohen gjatë kësaj vizite do të jetë ecuria e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.
Vizita e fundit në Turqi e kryeministrit Edi Rama ishte në 6 janar 2021, ku nënshkroi me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaratën e përbashkët politike për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë.
Gjithashtu gjatë asaj vizite u nënshkruan edh enjë sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI