Pas një periudhe të gjatë gati tre mujore, një natë më parë është konfirmuar rasti i parë më Covid-19 në Sarandë.
Burime zyrtare të spitalit bënë të ditur për Radion “Saranda” dhe sarandanews.al se rasti i parë i cili doli pozitiv ishte një turiste ukrahinase, 33 vjeç.
Të njejtat burime vunë në dukje se vajza ukrahinase kishte qëndruar më parë në Tiranë dhe të premten kishte udhëtuar drejt Sarandës së bashku me të dashurin e saj
Mësohet se 30 vjeçarja kishte shfaqur shqetësime fillimisht për temperaturën. Kaq ka mjafuar të drejtohej në shërbimin spitalor të qytetit bregdetar ku stafi i specializuar realizoi testin, por ky i fundit doli pozitiv.
Burime zyrtare bënë më dije se rreth orës 02. 00 pas mesnate të datës 29 maj , shërbimi
spitalor i Sarandës e transferoi menjëherë drejt spitalit infektiv në Tiranë.
Tashmë gjendja e saj po ndiqet nga ekipi i specializuar i spitalit infektiv.
Ky eshte rasti i pare me covid-19 qe regjistrohet ne krejt rajonin Sarande-Konispol-Finiq-Delvine, qysh prej fillimit te pendemise, rreth tre muaj me pare. ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata