Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nina Guga u takua me kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, në vijim të rezultateve e propozimeve të dala nga Seminari Ndërkombëtar për Mësimin e Historisë së Regjimit Totalitar.
Biseda u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit midis AIDSSH dhe MAS, në kuadër të marrëveshjes së përbashkët ndërinstitucionale, e cila ka si synim që në të ardhmen të përfshihen në kurrikulat shkollore ngjarje që lidhen me ditët e kujtesës e figura historike në lidhje me to, mbi realitetin e viteve ‘44-’91.
Autoriteti i Dosjeve prezantoi “Planin e Veprimit të Strategjisë së AIDSSH për Përfshirjen në Kurrikulat Arsimore Parauniversitare të Veprimtarisë të Ish-Sigurimit të Shtetit, Ditët Përkujtimore dhe Memorialet lidhur me to” (2023-2028) si dhe Platformën digjitale “Mësojmë nga e kaluara, burime arsimore të hapura `44-`91”, në shërbim të mësuesve të arsimit parauniversitar.
Në funksion të kësaj platforme digjitale AIDSSH po realizon partneritet me Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Radio Televizionin Shqiptar, ISKK, Akademinë e Shkencave, Qendër Kombëtare të Librit dhe Leximit, me qëllim sigurimin e burimeve autentike dhe tekste të kaluara në filtrin shkencor.
Hapat për realizmin e platformës si: aktivitetet e Klubit të Librit “Mësojmë nga e kaluara”, leksionet e hapura nga akademikë e studiues shkencorë, vizitat e nxënësve në arkiv, konkurset me nxënësit e shkollave, publikimi i librave me ngjarje të së kaluarës për nxënësit e sistemit parauniversitar, si dhe mundësia e pajisjes së institucionit me një licencë për trajnimin e mësuesve me temat historike, ishin të tjera pika ku vijoi biseda.
Në fund të dhjetorit të vitit 2023, në bashkëpunim me Departamentin e Arsimit të Këshillit të Evropës, AIDSSH dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit mbajtën seminarin ndërkombëtar: “Përdorimi i dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit për mësimin e historisë së regjimit totalitar si një aspekt shumë i rëndësishëm në edukimin për demokraci në shkollë”.(Nga Edlira RUZI) ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI