-Presidenti Ilir Meta reagoi sot ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend gjatë seancës së miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, i cili i cilësoi deklaratat e presidentit si fjalor vulgar dhe shantazhues.
“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. Mos guxo të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!”, tha Meta.
“Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti”, theksoi Meta.
“Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala”, u shpreh Meta.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror