SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Religjioni: Pelegrinazhi i bektashinjve, koncert besimi e paqeje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti sot pelegrinët bektashinj në Malin e Tomorit.

“Përshëndes besimtarët bektashinj, të cilët janë ngjitur këto ditë për pelegrinazh në Malin e Tomorit.

Nga shumë krahina të vendit, nga qytete e fshatra, nga male, fusha e lugina, nga Shqipëria dhe Diaspora, qindra-mijëra besimtarë e qytetarë kanë lenë përditshmërinë e tyre dhe i janë drejtuar Malit të Tomorit, këtij Froni të Perëndive, Tempulli të botës fetare të shqiptarëve, për të kryer ritet e kurbanit, faljes dhe urimet për shëndet, mirësi e paqe”, u shpreh Nikolla.

“Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorit është më shumë se një ritual fetar. Është një koncert besimi, përkushtimi, sakrificash, shprese e paqeje”, theksoi Nikolla.

“Jehona e gëzimit të pelegrinëve përcillet e shumëfishohet në familjet shqiptare dhe na rikujton se Atdheu, Përkushtimi e Toleranca janë vlera sipërore që shënojnë trashëgiminë e Bejtashinjve në kulturën e shqiptarëve.  Dashuri, bekim e paqe për të gjithë!”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla./atsh///

error: