SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rezultatet e fundit nga KQZ: Numërohen 50% e kutive në të gjithë vendin, në avantazh PS me 48.8 % të votave

Deri në orën 15.30 janë numëruar rreth 50% e kutive të votimit në të gjithë vendin.

Pas një diference më të lartë në orët e para të mëngjesit, gara mes Partisë Socialistë dhe koalicionit mes Partisë Demokratike dhe LSI-së po bëhet më e fortë.

Deri në orën 15.30, Partia Socialiste vijon të jetë në avantazhe, me 48.8 % të votave, me një rënie prej rreth 2 pikë përqindje në krahasim me orët e paradites. Socialistët janë më të fortë në qarkun e Vlorës, Elbasanit dhe Beratit.

E dyta është Partia Demokratike, që ka parë një rritje të lehtë, duke arritur në 39.29%. Demokratët janë më të fortë në Kukës, Lezhë e Shkodër.

Lëvizja Socialiste për Integrim luhatet në nivelet e 7-7.1% dhe nuk ka arritur që të rritet në orët e fundit. në orën 15.30 kishte 7.05% të votave

Surpriza e këtyre zgjedhjeve deri tani është Partia Socialdemokrate, që deri në orën 15.30 kishte marrë 2.13% të votave të përqendruara në dy qarqe, në Shkodër dhe në Tiranë.

Partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur nuk kanë arritur që të bindin elektoratin gri, i cili përpara zgjedhjeve vlerësohet se ishte shumë i lartë (rreth 15%  totalit të votuesve) dhe asnjë prej tyre nuk ka arritur të marrë më shumë se 1%.

Rreth 3.59 milionë persona kishin të drejtën e votimit në zgjedhjet e Kuvendit 2021, por vetëm rreth 60% e tyre ndodhën në Shqipëri, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë jashtë vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur paraprakisht se pjesëmarrja në votime ishte 48.2%,  lehtësisht mbi nivelin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e vitit 2017 dhe më e ulët se në 2013-n, kur ishte rreth 53.3%.

Partia Socialiste po kërkon një mandat të tretë, ndërsa partia Demokratike, në koalicion me LSI-në kërkon që të rikthehet në pushtet pas 8 vitesh.///

error: