SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rikthehet “Kala Festival”. Në ditët në vijim priten 5 mijë turistë të tjerë

 Bregdeti me bukuri mahnitëse i Dhërmiut do të presë nga 8-15 qershor Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike në Shqipëri, ku pritet të marrin pjesë mijëra turistë vendas e të huaj.

Ditët e fundit për të marrë pjesë në këtë festival kanë mbërritur 1200 vizitorë britanikë përmes portit të Himarës.Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga mbërritja e vizitorëve britanikë, të cilët do të vizitojnë bregdetin shqiptar.

“1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur përmes portit të Himarës. Në ditët në vijim do të presim edhe 5000 turistë të tjerë që do të vizitojnë bregdetin tonë në javët e para të qershorit”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale.“Kala Festival” përveç atmosferës për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë.

Përgjatë ditëve në festival marrin pjesë edhe DJ të famshëm ndërkombëtarë.

Një tjetër qëllim i organizimit të këtij festivali në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë, ku gjatë ditëve të tij do të zhvillohen ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës shqiptare.///

error: