Nënë e bir janë arrestuar janë arrestuar së fundmi nga policia greke nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas mediave greke bëhet me dije se në kërkim është shpallur bashkëshorti 43-vjeçari. Ndër të tjera mësohet se shqiptari është një emër i njohur për autoritetet në Athinë si përfshirë në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënie në dyqane.
Mësohet gjithashtu se përveç kësaj në dosjen e prokurorisë janë përfshirë edhe katër persona të tjerë të përfshirë në tregtinë e drogësPas një hetimi disa ditor policor, u konstatua se djali 24-vjeçar i familjes, merrte dhe shpërndante te të tretët sasi droge bashkë me 43-vjeçarin.Për t’i dhënë fund veprimtarisë së tyre kriminale , u organizua një operacion policor, në kuadër të të cilit, mesditën e sotme, u lokalizua 24-vjeçari teksa merrte një pako, nga një kompani transporti, ku u konstatua kokainë me peshë 1. kilogramë e 191 gram.
Gjithashtu, iu gjetën edhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI