Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video ku tregohet transformimi rrënjësor që kanë pësuar fshatrat turistikë të jugut.
“Mirëmëngjes dhe me fshatin e nonës dhe të nënës time ju uroj një fundjavë plot dritë si dashuria e gjysheve e mëmave tona”, është shprehur kryeministri Rama.
“Rikualifikim i fshatrave të jugut. Impakt i menjëhershëm në turizëm. Mirësevini në Vuno aty ku urtësia e të parëve, kalldrëmi qindra vjeçar dhe shtëpitë dhe shtëpitë kurorë rrëfejnë historikun e zonës”, thekson Kryeministri.https:/

“Në mbrojtje të identitetit rinovuam qendrën historike Vuno, fasadat shtëpive, çatitë, rrjetin inxhinierik nëntokësor, kalldrëmin. Në bashkëpunim me bankën e Këshilli të Europës dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës i dhamë jetë modelit të ri të fshatrave turistikë bregdetarë. Përmirësuam infrastrukturën e integruar publike. Sollëm uniformitet estetik. Ruajtëm trashëgiminë kulturore dhe historike, për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik, ofertën turistike dhe ndërmarrjen e sipërmarrjeve të reja. Përmirësuam ambientet që ofrojnë shërbimin bazë. Punuam për rigjenerimin e sheshit dhe mobilimin urban. Për promovimin e denjë të objekteve turistike”, shprehet Rama për investimet e realizuara në Vuno.
“U habita nga bukuria, karakteri dhe pastërtia”, është shprehur Edward Lear për bukurinë e fshatrave të jugut.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI