Pedagogu Roland Bejko, në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, u shpreh kundër protestës të thirrur nga Sali Berisha më 20 shkurt. Bejko theksoi se protesta po bëhet me nevojën që ka foltorja e Berishës për mitingje. Ai theksoi se pas masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën, opozita filloi të kishte rrjedhje duke nënvizuar se Berisha nuk mbajti premtimet e dhëna për dy vite me radhë.
“Protesta që do të zhvillohet me 20 shkurt është një protestë që bëhet duke u nisur nga rrethanat që është gjetur foltorja dhe aleanca e foltores. Që me izolimin e Berishës, opozita filloi të kishte rrjedhje nga anëtarët e vet dhe të kishte një lloj çorentimi, mungesë besimi dhe thyerje në raport me militantët, mbështetësit dhe lidershipit të saj. Atyre u ishte premtuar për dy vite me radhë, përmes një revolucioni popullor do të përmbysnin regjimin e Ramës për 6 muaj. Kaluan dy vjet dhe kjo nuk u bë dhe lideri jo vetëm që nuk u forcua, nuk bëri një PD më të madhe dhe më demokratike, por bëri një grupim klanor të vogël, ku atemonte këdo që ishte kundërshtari i tij”-tha ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI