SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rregullat për trajtimin e pronarëve të ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen së fundmi rregullat, mënyrat dhe afatet e trajtimit të pronarëve të ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Pronarëve te ndërtimeve pa leje të cilët nuk përmbushin kushtet ligjore për t’u legalizuar do u ofrohet strehim përmes skemave të banesave sociale të bashkive.

Përveç këtij trajtimi, përfituesit, që nuk zotërojnë asnjë banesë tjetër në njësinë e vetëqeverisjes vendore, të ligjshme apo pa leje, por të legalizueshme, përveç ndërtimit të përjashtuar nga legalizimi, përfitojnë edhe trajtim financiar në formën e bonusit të qirasë për një afat 3-vjeçar nga momenti i firmosjes së marrëveshjes dhe lëshimit të godinës. Fondet për mbulimin e këtij detyrimi përballohen nga organi përgjegjës.

Në rastet kur organi përgjegjës dhe organi kompetent i zbatimit të projektit janë të ndryshëm, fondet për mbulimin e këtij detyrimi përballohen: për vitin e parë të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, në masën 100% nga buxheti i shtetit; për vitin e dytë të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, në masën 60% nga buxheti i shtetit dhe 40% nga organi përgjegjës; për vitin e tretë të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, në masën 30% nga buxheti i shtetit dhe 70% nga organi përgjegjës.

Në rastet kur organi përgjegjës dhe organi kompetent i zbatimit të veprës publike janë i njëjti entitet, trajtimi financiar në formën e bonusit të qirasë përballohet nga buxheti i i tij.

Ngritja e padive ose shqyrtimi gjyqësor i një çështjeje civile apo administrative lidhur me pretendimet e përfituesit apo veprimet e organit përgjegjës/zbatues nuk pezullon procedurat e zbatimit të projektit. ///

error: