/ Policia Kufitare e Dhërmiut i erdhi në ndihmë një shtetasi që kishte ngelur në det dhe e kishte të pamundur kthimin në breg, si pasojë e defektit në mjetin e tij lundrues skaf.
Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se një drejtues mjeti lundrues skaf, që ishte duke lundruar në det, në plazhin Jalë, Dhërmi, e kishte të pamundur të kthehej në breg, pasi mjeti që ky shtetas drejtonte, kishte pësuar një defekt.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues, që rrezikonte mbytjen.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij, që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI