Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Bordit të çmimeve të ushqimeve.
“Gjykata Kushtetuese shpëton shqiptarët nga bordet socialiste dhe i jep të drejtë grupit parlamentar të PD-së! Bordi çmimeve të ushqimeve është antikushtetues! Një tjetër betejë e fituar nga grupi parlamentar i PD-së që dërgoi në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Çmimit të Ushqimeve. Bordi komunist, që në periudhë krize ka vendosur çmime abuzive në kurriz të xhepave të shqiptarëve, duke rritur me të paktën 30% çmimet e shportës dhe duke bërë biznes me krizën e shqiptarëve, tanimë është nul”, tha Tabaku.
Ajo uroi që ky të jetë një fillim i mirë dhe për vendimin mbi bordin e karburanteve.
“Politika në ndihmë të qytetarëve është pikërisht kjo! Pasi kjo e sotmja është një fitore mbi të gjitha e shqiptarëve që përtej bindjeve politike do të çlirohen nga një bord komunist dhe antikushtetues. Bordi socialist tanimë duhet shkrirë! Ndërsa qytetarët presin të merret vendimi mbi Bordin e Karburanteve që penalizon shqiptarët dhe kënaq oligarkët”, tha ajo.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror