Moti i acartë që ka mbërthyer vendin tonë prej ditësh do të vijojë dhe këtë fillim jave, ku temperaturat sot kanë shënuar edhe -12 gradë.
Por temperaturat fillojnë rriten gradualisht duke filluar nga nesër, 19 janar, në mesditë, por rritje të ndjeshme sjell e mërkura dhe e enjtja duke ngjitur termometrin në vlera tipike të janarit. Mesi i javës sjell rritje temperaturash, por edhe vranësira.
E enjtja dhe fundjava sjellin reshje në vend. Kryesisht shi dhe pak dëborë. Temperaturat sot janë -12 dhe 6 gradë, ndërsa pas të enjtes do jenë -4 deri në 12 apo 13 gradë. Reshjet do jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Do jenë 2-3 ditë me reshje të bollshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI