Numri i aksidenteve në gjysmën e parë të këtij viti shënoi rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti numërohen 671 aksidente rrugore nga 505 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.
INSTAT shpjegon se numri i ulët i aksidenteve të shënuara përgjatë 6-mujorit të parë të 2020-s, lidhet me masat kufizuese në qarkullim për shkak të pandemisë së COVID-19.
Referuar të dhënave, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 875 persona, nga 656 persona në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020. Ndërsa numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 105 persona, nga 74 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në këtë periudhë, 553 aksidente u shkaktuan për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa 118 aksidente rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.//atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI