Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, në vlerën e 5 mijë lekëve do të nisë të shpërndahet prej 1 dhjetorit. Bonusin do mund ta marrin bashkë me pagesën mujore të pensionit rreth 687 mijë qytetarë, 585 mijë e 809 në zonat urbane dhe 101 mijë e 114 në ato rurale.
Shpërndarja e pagesës do të bëhet sipas grafikut të zakonshëm, pra në datat kur të moshuarit apo kategoritë e tjera të përfituesve tërheqin pensionin. Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregon se tërheqja e pagesës mund të bëhet edhe pas datës 31 dhjetor. Fondi në dispozicion për bonusin e këtij viti është në vlerën e 3.5 miliardë lekëve, ndërsa në 2024-n shuma do të rritet në 3.6 miliardë lekë///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI