Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se me përfundimin e sezonit turistik, do të rifillojë puna me shtresat asfaltike në rrugën Orikum-Dukat.
Sipas ARRSH-së, ditën e hënë, që herët në mëngjes ky aks do të jetë i mbyllur dhe do të hapet sërish ditën e premte për të lënë akses kalimi gjatë fundjavave.
Ky devijim do të bëhet vetëm nga e hëna në të premte dhe do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të aksit.
ARRSH njofton se, trafiku do të devijohet në drejtim të rrugës së vjetër nacionale Orikum-Llogora.
Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut, kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për të orientuar përdoruesit e rrugës.
ARRSH kërkon mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI