Rruga Orikum-Dukat me gjatësi 14,75 kilometra është një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin e Vlorës dhe gjithë jugun e Shqipërisë. Kjo rrugë bënë të mundur lidhjen e bajpasit të Vlorës me Portin e Jahteve në Orikum dhe me tunelin e Llogorasë e bregdetin e jugut.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo rrugë, e cila do të lehtësojë trafikun dhe shkurtojë distancat drejt jugut. “Rruga panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut”, shkruan Rama.
Ky aks nis nga Porti i Jahteve dhe përfundon në Urën e Shën Elizës, ku më pas do të lidhet me tunelin e Llogorasë. Ai është i kategorisë C dhe i jep zgjidhje problematikave që lidhen me sigurinë rrugore dhe rrëshqitjet, të cilat prej vitesh në aksin aktual kanë qenë një shqetësim për përdoruesit e rrugës.
Aksi Orikum-Dukat është një tjetër segment i rëndësishëm, i cili lidh bajpasin e Vlorës me tunelin e Llogorasë dhe është pjesë e paketës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e cila do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit drejt bregdetit të jugut duke nxitur zhvillimin e turizmit.(Klodi SARAÇINI).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI