BENCE–LEKDUSH-NIVICE./14.03.2021// Ne nje udhetim ekoturistik qe nis nga Benca e bashkise Tepelenë, per te “eksploruar” hapesiren gjeografike Bënçë-Lekdush-Progonat-Gusmar-Rexhin-Nivice; sigurisht qe nuk te mjaftojne dy dite..
..Por nuk mund te hysh ne luginen e Bënçës, pa u mahnituar me Urekanalin (Akuaduktin) e Ali Pashe Tepelenes, nje veper e periudhes se pashallekut te Janines, me dy kate: kati i pare ku kalonin njerez e kafshe dhe kati i dyte: ku qarkullonte uji per te ujitur arat e pakta te ketij fshati me emer, edhe gjate dekadave te fundit per shkak te polifonise se njohur te Grupit te Bënçës, ku jeton edhe korifeu i ketij Grupi, njeriu me emer mali: Golik Jaupi.

Fare prane Urekanalit mund te shohesh nje objekt interesant te kultit bektashi,me gure te gdhendur i quajtur nga vendasit : Mekami.




Por ne hyrje te Bences kur pejzazhi te shfaqet si nje tablo e gjere kalimtari mund te shohe nje vile dy kateshe ndane rruges automobilistike. Lexon: EKOVILA me shkronja te gdhendura me gure lumi si nje mozaik. Aty mund te takosh ideatorin e Ekoviles, Sheme Meçaj, i cili kete mrekulli e ka qendisur , si Pelhurën e Penelopës, dite pas dite e muaj pas muaji, prej gati 10 vitesh me gure te mbledhur ne zajet e lumit alpin te Bençes. Sipër ka dy-tre dhoma per akomodim, poshte, nje bar te thjeshte ku te servirin kafe dhe dhalle dhie.

Ky oaz quhet EKOVILA edhe per shkak te dhjetra lloje bimesh, pemesh frutore, nje parku me blete, ne nje kopsht botanik te vertete. Fasadat,, harkadat, korridoret e rrugicat e kalimit gershetohen me mozaike pa fund dhe ide te flaores dhe faunes malore te ketyre aneve. Zbret shkallaret permes nje tuneli te gjelber me hardhi dhe del ne :Shesh i Miqve, i “pagezuar” keshtu nga Shemja, ku prehen miqte, dhe ku nje objekt nje katesh i teri i dekoruar me mozaike, te mberthen nga kureshtja…..Kudo, duart e mjeshtrit te gurit, Sheme…
Bujtina e veçantë…KAMPINGU “LEKDUSHI”. Origjinale, e emertuar “Vllaqiko”, sipas tipoligjise se moçme.
Ndertim me kashte, me nje termoizolim te habitshem, edhe kur jashte bie bore edhe kur dielli i veres te djeg si saç…Ku mund te degjosh gjuhet e vizitoreve ..anglisht…italisht…suedisht…spanjisht…danisht..
….Dysheke brenda kasolles “Vllaqiko” dy sherqe (bruca) ….diku nje dybek…Pamje bukolike naimjane, ekzotike, baritore…



Sa ke perfunduar kalimin ne nje rruge ende te pashtruar malore po mjaft te mire mes maleve dhe ke lene pas Kullat e Lerës dhe me tej ne sfondin gri Coçkon (vendin e dimerimit te bagetive te imta .Aty mund te dallosh nga larg edhe Shpellen e Bilbilenjve) ; ke kaluar mbi Fshatin e Vjeter (toponim/Lekdush) dhe ke lene pas shpine Gerxhunin,; kur, papritur te shfaqet nje tabele shqip-anglisht . Makina tani hyn çuditerisht befas ne sfalt te vijezuar si ne qytet, nga Lekdushi ne Nivice…!



Idea e Nikut. Ende pa e perfunduar investimin origjinal, ka zgjuar kersherine e dhjetra turisteve vendas e te huaj qe frekentojne Kurveleshin e Siperm ne itinerarin Jugor: Tepelene-Bënçë ( 6,5 km )-(“Ekovila” e Sheme Meçajt-Urekanali (Akuadukti I Ali Pashe Teppelens) -Lekdush-Progonat-Gusmar-Rexhin-Nivice.


Ku gjithkush mund te befasohesh nga pejzazhet e mahnitshme dhe monumente gjeonatyrore pa fund….









Ujevara e Peshtures (Lekdush ) Kanionet e Gures (Progonat) , kanionet e Stomiries si te lara me dyll te kuqeremte(unikale ne bote), kanionet e Nivices, ..Shpella me Qiell (Nivice), Kalaja antike (Nivice), Kroi i Zotnise (Llufe-Rexhin), kantina “Xhebro”(Llufe), bora ne Kandrevice….Sheshet e Nikes (Llufe)…Si në nje perralle edhe me ushqimet bio…..te kesaj ane e shumëçka tjeter; jane vetem disa, nga visaret e ketyre aneve...
.Te thone se po asfaltohet pas sistemimit rruga Gusmar -Kuc. Dhe te ky fshati me tri germa (Kuç), mund te shkosh tani per 9 minuta!…
Sa larg dhe SA AFER…..
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade