Edhe pse pyetjet, tregojnë vëmendjen tuaj si sarandanews.al, por edhe shqetësimin tuaj të drejtë qytetar, duke e ndier edhe unë më shkaktojnë po aq shqetësim.

Të jem i sinqertë, nuk kam përgjigje për investime që nuk duhet të kishte pyetje, por vlerësime dhe përgjigjen po ta jap italisht : Lavoro per Albania …

Tani kjo përgjigje mjafton për ju, por shqetësimi juaj është më i madh se një bisedë mes nesh, ndaj po e trajtoj pak më gjatë.
Nuk ka ujë shatërvani ?! Po si të ketë?
Atje rrëshqet pa patur ujë e jo më të ketë edhe ujë siç jemi mësuar ta shohim ne populli një shatërvan, pra e nderuar sarandanews.al, aty, uji mungon për çështje sigurie, jo se nuk i plas njeriu. E kuptoni?
Po pse e bënë atëhere, lind vetvetiu pyetja.
Siç e thoni e siç e dimë aty ishte një shatërvan tamam, kishte edhe ujë, kishte edhe drita, po e prishën ?!
Ja këto s’i kuptoj unë, por jam i sigurtë që qytetarët i kuptojnë mirë, fare mirë, se ata e dinë më mirë se unë dhe ju, që paraja e hedh ujin përpjetë dhe nuk ka rëndësi në se ka ujë apo nuk ka ujë, paraja ka rrjedhur lumë …
Për sa i përket atij shatërvanit te Lulishtja e Vjetër që edhe ai nuk ka ujë, thoni ju, dikur kishte dhe peshq aty dhe uji ska pse vjen aty nga depua në Gjashtë.
Ja ku e kanë detin, 10 metra. Çdo të shtunë komuniste, me kova dhe ja u mbush shatërvani…
I mësuan keq njerëzit, i duan të gjitha gati. Po që duan dhe 24 orë ujë ?! Janë çmendur ! Ja kjo është përgjigja ime drejtor, edhe pse nuk i thashë të gjitha …
Me respekt, KOLONELI (D.V.)
ME SHUME LAJME
Rama pritet nga Mitsotakis: Po punojmë për një marrëveshje të re partneriteti strategjik
Info PLUS. Hiqen patrullat nga rrugët, urdhri i Hitës: Shkeljet të evidentohen me radarë e dronë!
Rama me origjinë greke? Kryeministri befason me përgjigjen…