I nderuar KOLONEL!
Si një ekspert i sigurisë në kuptimin e gjithashëm të kësaj fjale , dua t’ju pyes: Dini gjë ku ndodheni sot, dt.16 gusht, pas një nate trallisëse çmendurie me muzikën në kupë të qiellit që emetohej nga njëri kend i shëtitores “Naim Frashëri buzë detit, këtu në Sarandë ?
Cili komandant e kishte dje festën dhe ditëlindjen?! Sepse në mënyrë të përsëritur deri në orën 24.30 pra, pas mesnatës dhe në mënyrë flagrante me urdhëresat e qeverisë sonë të dashur, rregulli i prerjes se muzikës pas orës 24.00, u shkel hapur, dhunshëm, me gjakftohtësi pothuaj kriminale…për çdo pushues që kërkon qetësinë pas orës 24.00, çdo pushuesi që ka paguar edhe për qetësinë të paktën pas mesit të natës, pale për ndonjë të sëmurë, të pamundur…
SEPSE mbrëmë ,i nderuar Kolonel, na përdhunuan si qytetarë dhe pushues!
PO. Na përdhunuan në mëyrën më fyese duke na e shitur sapunin për djathë. Me një muzikë “ultramoderne“, për t’i treguar banorëve të këtij qyteti kozmopolit sesi duhet të emancipohet këtej e tutje para dhe pas, orës 24.00! Kanë të drejtë Kolonel. Saranda- një disko gjigande!
Shkurt fjala: Na vunë në rresht!! Me dhunë, për të dëgjuar me “se s’bën” dhe për t’u mahnitur me kulturën e re , atë të vërtetën” me të cilën duhet të mësohet tash e tutje veshi indiferent i çdo banori të Sarandës dhe doemos, çdo turist që shkel këtu për t’u kënaqur dhe pushuar në qetësinë idilike që ofron mbrëmja, mensnata dhe pasmesnata….
Dhe ashtu siç pritej, i pari fare që reagoi ishte muzikanti, maestro Thanas Caka ardhur nje ditë më parë nga Athina. I ngarti Maestro e ka shtëpinë buzë bulevardit të ri dhe muzikln moderne fiks në rrëzë të veshit…
Muzikanti THANAS CAKA: -Kafsheria…injoranca…mungesa e kultures dhe e respektit per dinjitetin e njeriut….Te gjitha keto bashke ne nje “buqete artistike ” ne shetitoren kryesore ne Sarande…sot! Nje TURP I VERTETE!!!!…NJE PERDHUNIM I QETESISE AQ TE NEVOJSHME PER QYTETARET!
Regjisori VANGJEL AGORA:-SARANDA- ATY KU MUZIKA DHE KENGA NUK DEGJOHET POR TE REH KOKEN SI ÇEKIÇ!…Sonte shetitorja jonë u kthye në garazh kolonash zëri, ku një DJ i “talentuar”arriti të shndërrojë muzën në motor turjelash. Bashkia dhe organizatorët, me sa duket, e kanë një mision fisnik: të mos lejojnë askënd të flejë para mesnatës, sidomos ata që paguajnë për të fjetur në hotelet buzë detit. E quajnë art, por tingëllon si ndëshkim akustik… Me sa duket, pushimi i turistit nuk bën pjesë në agjendën kulturore te qytetit…Falë organizatorëve, pushuesit mësuan një të vërtetë të madhe: gjumi para mesnatës është luks që nuk përfshihet në ofertën turistike. Për artin…..?vetem art nuk kishte.
KRISTAQ VASO –Cmenduri e cmenduruar per pjano dhe orkester
TOMI KAPO: -Kafsheria e injoranteve qe nuk kane konceptin e fjalës industri turizmi !! Primitivizëm injorantësh, prandaj u katandis Saranda në këtë gjëndje!!!!
VASILIKI IFANDI-Dhe kjo çmenduri vazhdon edhe pas mesnatës…. dëfrim pellazg… tua bëjmë të ditur edhe botës….të marrin shembull.. ora 24:30
Margarita DENEKO- Eshte niveli I ulet I njerezve qe mbyllin keto grupe…. Atraktiv vetem turista te nivelit me te ulet qe ezistojne…..Ishim familjarisht ne fillim te Qershorit… ne hotel shume dinjtoz ne buze te detit…. E pamundur te flije e te qetesohesh…. E bene kaq shume te veshtire te sjellesh prape femijet… qe jane tani te rritur dhe krahasojne….So…. You pay the price for everything…Shpresoje te ndrojne para se te kene shkateruar business locale….
Armando MAGLLARA- mese e vertete nuk na pyet njeri duhet te argetohen keta me shume tatuazhe?!
Piktorja Aida Mihali XHANI:-Naci … mireseerdhe ne qytetin tend … mire do te ishte te dilnim te gjithe tani ne bulevard , tani ne proteste , te gjithe te pagjumet qe ende u gjemojne veshet , nga marrezia e kujtdo qe e organizon dhe e quan te pranueshem e aq me keq argetues nje koncert te tille …
Aida Mihali XHANI:- Dini gje ka prape neser ?
Mili NAKO: …- Naci . Mos eja ne sarande ne behar . Keta te zbojne me zor nga qyteti
Gazetari veteran Panajot ZOTO:- E palogjikshme kur bashkia paguan për antikulturën dhe stimulimin e ndotjes akustike. Ajo që bëhet nuk është muzikë por zhurmnaj muzikore.

I nderuar KOLONEL, po e mbyll këtë letër me ricitimin e pyetjes së piktores sarandiote, Aida XHANI mbërritur këto ditë nga Amerika:
-DINI GJË, KA PRAPË NESË SI KY “KONCERTI”?..
Kolonel , do dëgjuar pyetja e Aides mbërriturn nga Amerika se ti e di ate sentencën e fundit: “Ta duam atdheun si shqiparët Amerikën“..(Shënim.: Regjistrimi i videos eshte bere prej një pushuesi i tromaksur nga muzika në ballkonin e nje pallati ne lagjen nr.4, Kodër. Ndjesë publikut për cilësinë. Amatar dhe i pagjumë, hesapi….///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade