SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ryshfeti te ‘Shefqet Ndroqi’, arrestohet një tjetër sanitare dhe tre infermiere

Prokuroria e Tiranës ka firmosur 4 urdhër-arreste për infermieret e spitalit “Shqefqet Ndroqi”, të cilat janë ekzekutuar sot nga Policia.

Mësohet se këto arrestime lidhen me rastin e shfaqur në emisionin” Stop” në Tv Klan, ku pastruesja u merrte lekë pacientëve dhe i linte pa bukë e pa ujë.

Siç mësohet hetimet kanë zbuluar se në këtë ngjarje ka pasur dhe infermierë të përfshirë. Katër të arrestuarat e sotme janë sanitarja Rukie Hoxha dhe infermieret Mira Bushi, Sidorela Çela dhe Shyqyrie Koçi.

Ato janë prangosur në ambientet e spitalit Covid-2 ndërsa mësohet se emrat e tyre kanë dalë gjatë hetimit të Tire Alldervishit dhe inspektimit të telefonit të saj.///

error: