Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e djeshme për Kuvendin Kombëtar të PD-së, i cili do të mbahet në 11 Dhjetor në stadiumin “Air Albania”.
Ai u shpreh se delegatët që kanë firmosur formularët janë dakord që të shkarkohet Lulzim Basha, teksa shtoi se do të ishte kundër Bashës edhe nëse ky i fundit nuk dop ta përjashtonte nga Grupi Parlamentar.
Berisha tregoi se në 11 Dhjetor do të krijohet edhe një Komision i Përkohshëm që do të merret me rithemelimin e PD-së deri në fund.
“Pas tubimit të 11 Dhjetorit 1990, Foltorja dhe Kuvendi si produkt i saj, është tubimi më i lirë në historinë e këtij vendi, por mundet edhe në historinë politike të Europës. Delegatët janë njerëz të lirë.
Numri përfundimtar i delegatëve është rreth 5200. Lulzim Basha pushon së qeni kryetar i PD-së pas vendimit të Kuvendit në 11 Dhjetor. Veprimet e ligjshme statutore të PD-së nuk mund t’i injorojë asnjë. Ai thotë se është e ardhmja, por e ardhmja me 4 humbje…
Qëllimi i atij Kuvendi është rikthimi i lirisë në PD, i votës së anëtarëve, i legjitimitetit të institucioneve të saj. Të gjithë delegatët kanë patur të paraqitur edhe qëndrimin ndaj Lulzim Bashës. Shkarkimi i tij është firmosur nga 5200 delegatë.
Ne nuk përjashtojmë njeri nga PD. U bëj thirrje të gjithë deputetëve, drejtuesve, të bashkohen me shumicën dhe të mos bëhen instrumenta të një akti më të turpshëm në historinë e pluralizmit shqiptar. Basha po të donte të thërriste Kuvendin, e thërriste atëherë kur unë e kërkova.
Unë do isha thyer me Bashën edhe sikur të mos më kishte larguar nga Grupi Parlamentar, pasi ka një normë, i humbi 4 herë zgjedhjet.
Çfarë do ndodhë në 12 Dhjetor?
PD do jetë një parti e rithemeluar. PD në 11 Dhjetor do anullojë vendimet e fundit të Bashës dhe do krijojë një Komision të përkohshëm për të bërë rithemelimin deri në fund të partisë”, tha Berisha në “Opinion”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI