Nga Zana MATAJ
Saranda do të binjakëzohet me Gjakovën në Kosovë. Kjo u bë e ditur një ditë më pare nga kryebashkiaku Adrian Gurma, gjatë një mbrëmje poetike në galërinë e arteve kushtuar poetit të mirënjohur Ali Podrimja.




“Vetem sot mua me ka ardhur njoftimi për të përmbushur nje procedurë për një bashkim vellezërish, binjakëzimi midis bashkisë së Sarandës dhe bashkisë së Gjakovës “-tha Gurma, duke vënë në dukje se Gjakova dhe Saranda kanë lidhje më të hershme.

Gjatë mbrëmjes poetike kushtuar poetit Ali Podrimja, kur Adrian Gurma dekalaroi binjakëzimin së shpejti të dy qyteteve shqiptare, ishte I pranishëm edhe Skënder Durmishi, ambassador i Republikës së Kosovës në Shqipëri.
Binjazimi i te dy qyteteve pritete te zyrtarizohet me formalizimin e ndersjellte te keshillit bashkiak te Sarandes dhe atij komunal te Gjakoves ne Kosove.
Në Sarandë, në vitin e vështirë 1999, gjatë deportimeve masive nga trojet etnike për shkak te represionit serb; u akomoduan qindra familje nga Gjakova dhe vise të tjera të Kosovës.
Prej atij viti e më pas, dhjetra familje kosovare dhe sarandiote kanë mbajtur lidhje miqësore duke vizituar në mënyrë të ndërsjelltë shtëpitë e njeri-tjetrit./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll