SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Saranda ndezi dritat festive të fundvitit, në atmosferë magjike popullore

Saranda ndezi dritat festive të fundvitit, në atmosferë magjike popullore.

Atmosferën paraprake me mirazhin e dritave të festave të fundvitit përgjatë shëtitores “Naim Frashëri” buzë detit e kulmoi ceremonia e gëzueshme organizuar nga bashkia ku dhjetra qytetarë , dhe vizitorë u mblodhën për të ndarë së bashku çastet magjike në prag të festave te fundvitit.

Në këtë ngjarje festive kanë qenë të pranishëm kryebashkiaku i Sarandë Oltion Çaçi, dhe deputeti Bledi Çuçi. 

Oltion Çaçi, udhëhoqi ceremoninë, duke ndarë momente të gëzueshme me fëmijët e pranishëm. Së bashku, ata numëruan mbrapsht, duke krijuar një klimë emocionuese që kulmoi me ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjes dhe zbukurimeve që ndriçojnë qytetin.

Në fjalën e tij për qytetarët, Çaçi theksoi se Saranda po shndërrohet jo vetëm në një destinacion të preferuar veror, por edhe një destinacion për të festuar festat e fundvitit.

Muzika festive dhe këngët e fëmijëve krijuan një atmosferë të hareshme ku dhjetra vogëlushë e prindër iu gëzuan ritmit të këngëve, si dhe vargut të lodrave pranë pemës së madhe të Krishtlindjeve.

Me eventet dimërore dhe synimin për nje jetë kulturore më të pranishme, me praninë e vizitorëve nga vendi dhe bota, Saranda po konfirmohet tashë edhe si një destinacion turistik gjithëvjetor, tok me mesazhet e rijetësimit të infrastrukturës dhe mesazhet e shpresës për një vit të ri më të mbarë ./sarandaNews.al///

error: