SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Saranda, në një marrëveshje gjermane për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane

Nga Belina BALLACI

Saranda, perfshihet në një marrëveshje gjermane për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane qe ne burim.

Ne kete klimë bashkepunimi, kreu i Bashkise Adrian Gurma i shoqeruar edhe nga keshilltari i tij Jorgo Mitro ka udhetuar se fundi drejt Lübeckut ne Gjermani me kolege te bashkive te Kukesit dhe Cërrikut.

Sipas kryebashkiakut Adrian Gurma, “Në Lübeck, Gjermani së bashku me kolegë kryebashkiakë të Kukësit e Cërrikut, nënshkruam me homologun Jan Lindenau, Marrëveshjen e Bashkëpunimit mbi manaxhimin e integruar të mbetjeve urbane e ndarjen që në burim.

Synimi i ketij hai institucional per menaxhimin e mbetjeve urbane siapos kreut te Bashkise Gurma, eshte” përmirësimi i funksionimit të impiantit të ujërave të zeza, për të përfituar nga përvoja e modeli gjerman dhe për të sjellë një qasje tjetër në manaxhimin e mbetjeve urbane dhe pastërtisë në territor.”

Pergjate tre viteve te fundit Bashkia e Sarandes ka bashkepunime dhe asistence nga GIZ German ne fushe te menaxhimit të integruar te mbetejeve urbane.

Nderkaq ndertimi i nje impianti per perpunimin e plastikes ne periferi te Sarandes (Volloder) pak kohe me pare dhe grumbullimi ne kosha te vecante i plastikes ne mjedise publike te qytetit, jane risi dhe shprehje e nje tjketer qasje ndaj plastikes dhe nje mejdisit te qëndrueshem ne hapesiren e territorit Sarande-Ksamil te kesaj Bashkie./sarandanews.al///

error: