/ Rrënojat e Manastirit të 40 Shenjtorëve, ndodhen në një kodër dominuese në lindje të qytetit të Sarandës, 3.5 km nga qendra e qytetit.
Ky manastir, i konsideruar si një nga monumentet me arkitekturën më unike, është një ndër destinacionet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj.
Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma ndau në rrjetet sociale pamje nga ky manastir duke ftuar turistët ta vizitojnë atë gjatë qëndrimit të tyre në qytetin bregdetar të Sarandës.
Bazilika e tij shpesh është cilësuar si një ndër kishat më të bukura të antikitetit të tonë në Shqipëri dhe ka qenë qendër e rëndësishme pelegrinazhi kushtuar kultit të 40 Shenjtorëve.
Ambientet e brendshme të saj kanë një plan unik në formë shtatëkëndëshe (për shkak të shtatë apsidave), ku tre ndodhen në nefet anësore dhe një apsidë e dalë në nefin qendror.
Në të ruhen ambientet nëntokësore, si një vend i fshehtë i konceptuar në formën e kriptave. Nëpërmjet një korridori oval kalohet nëpër 9 kriptat, të realizuara me harqe të rëndë e të fuqishëm, muret e të cilëve kanë qenë me afreske.
Manastiri ka pasur dhe ambiente të tjera ndihmëse për pritjen e pelegrinëve dhe vazhdoi të përdorej deri në mesin e shek. XIX nga një komunitet i vogël murgjish. Muret e tij ishin në këmbë deri në vitet 1940, kur u rrëzuan nga bombardimet e Luftës së Dytë Botërore.
Rrënojat ekzistuese, por edhe fotografi të viteve ‘30-të, tregojnë se Kisha kishte një strukturë madhështore, gati 40 m e gjatë dhe 24 m e gjerë./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI