Saranda u bashkohet sot (e diel) qyteteve me nismën “Dita pa makina”.
Bashkia Sarandë tha se me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit, ditën e dielë, datë 3 prill, Saranda i bashkohet nismës “Dita pa makina”.
Mesohet se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake janë marrë masat e nevojshme për të kufizuar qarkullimin e mjeteve private në disa akse rrugore, përveç emergjencave
Ditën e dielë, më 3 prill dhe çdo të dielë të parë të muajit në vijim, nga ora 9.00 deri në 18:00, ndalohet qarkullimi i mjeteve private në akset:
– Nga kryqëzimi i rrugës “Abedin Dino” me rrugën “Adem Sheme” deri në kryqëzimine rrugës “Skënderbeu” me rrugën “Onhezmi”-Rruga e “Flamurit”-Nga kryqëzimi i rrugës “Vangjel Pandi” me rrugën “Onhezmi” deri në sheshin”Miqësia”.
Thirrja e Bashkise eshte: Bashkoju edhe ti nismës sonë për një mjedis më të pastër dhe për një jetë më të shëndetshme! Jeto shëndetshëm!//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI