Është ndaluar një nga autorët që plagosi biznesmenin Spiro Iljadhi në Sarandë. Në prangat e policisë ka rënë Redjan Haderi, 33 vjeç nga Tepelena. Haderi është ndalur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa policia është në kërkim të dy të kërkuarve të tjerë. Në këtë operacion, veç policisë së Sarandës po marrin pjesë edhe ajo e Gjirokastrës dhe e Tepelenës.
Mësohet se Haderi ka pranuar krimin para oficerëve të policisë, ndërsa ka nënvizuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit. Haderi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai njihej si një person me precedent të shumfishtë penal./java///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI