Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka zhvilluar këtë të enjte një takim me ambasadorin kinez në Tiranë Zhou Ding. Gurma shoqërohej në këtë takim nga zyrtarë të bashkisë dhe përfaqësues të operatorëve turistik.
Siç thekson vet kryebashkiaku qëllimi kryesorë pas kësaj bisede me ambasadorin kinez është shtimi i numërve të turistëve nga Kina për të pushuar në Sarandë.
“Me Kryetarin e Këshillit Bashkiak, Nënkryetarin e Bashkisë dhe përfaqësues të operatorëve turistikë, pritëm Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Z. Zhou Ding, me të cilin diskutuam mbi mundësitë e shtimit të bashkëpunimit dhe mbi angazhimet e të gjithë aktorëve dhe faktorëve për rritjen e numrit të vizitorëve nga të dy vendet e posaçërisht të turistëve nga Kina, me destinacion Sarandën”, shprehet kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI