Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga anija-fabrikë në Sarandë, ku bëhet procesi i filetimit të peshkut ton.
“Ja si punohet në anije-fabrikën e specializuar të tonit, ku bëhet procesi i filetimit përpara vendosjes në – 85°C për ruajtjen sipas standardeve të tregut në Japoni”, shprehet Rama.
Sot nisi nga Saranda operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, që nga 3 vende në vitin 2013, sot ka plot 27 destinacione.
Ferma e kultivimit të tonit për eksport në detin Jon është e ndërtuar dhe menaxhuar me superstandardet e nevojshme për tregun japonez./atsh///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi