Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 49 vjeç, banues në Borsh, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja M. M., 42 vjeçe, banuese në Sarandë, e cila pretendon se është përndjekur dhe dhunuar psikologjikisht nga ky shtetas, si dhe i është vjedhur telefoni celular.
Në lidhje me këtë ngjarje, është proceduar penalisht edhe shtetasi B. M., 66 vjeç, bashkëshorti i kallëzueses, i cili është konfliktuar fizikisht me shtetasin F. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI