SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Arrestohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” Kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashki

Arrestohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashki,  Nasip Hoxha, 57 vjec.

Lajmi u bë i ditur nga burime zytare të Policisë të cilat thanë se arrestimi ishte pjesë e operacionit policor i koduar “Mjegulla”.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës për shtetasin:

N. H., 57 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë. Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///

error: