“Atelie LIZETA”, (Gjirokaster) eshte fituesja e Çmimit te Parë ne Panairin e 10-të Kombetar te Suvenireve turistike me Qasje Mjedisore “SARANDA 2022”, organizuar nga Agjencia AJMMI me mbeshtetjen e Bashkise Sarande nen kujdesin e kryebashkiakut Adrian Gurma President i ketij Eventi Kombetar.


Çmimin e Dyte ne kete ngjarje te rendesishme kulturore ku moren pjese rreth 100 subjekte artizane nga vise te ndryshme shqiptare brenda e jashte kufijve shteterore e moren : “AN’ART” Gjirokaster , Motrat Koçollari dhe Mjeshtri i mozaikeve ne gur, Pjeter Perkeqi.

Çmimin e Tretë, juria e Agjencise AJMMI e ekordoi per keto subjekte: Venera Rada (Prizren-Kosovë), për realizimin veprave te artit figurativ me aplikacione mjedisore nga natyra kosovare; Fellenxa Gjeçi (Berat) ,per mjeshterine e alrte te qendisjeve duke përcjelle me mjeshteri e delikatese traditen e lashte beratase; Kristina Çabiri (Sarandë) per traditen e qendistarise dhe thurjeve me shtiza e grep dhe Dritëro Lame (Shales-Konispol), per realizimin me finese e fahtazi te produkteve artistike ne material druri.
Ceremonia e ndarjes se Çmimeve dhe Çertifikimi i artizaneve pjesemarrës ne kete event kombetar te trashegimise kulturore kombetare; u realizua sipas nje tradite 10 vjeçare tashme e cila u pasurua edhe me çastet e gezueshme te simbolikës se prerjes se tortes se Panairit “Saranda 2022”
“Eshte kënaqësi dhe nder i veçantë kur puna e bërë me dashuri dhe merak vlerësohet. ATELJE LIZETA mori çmimin e PARË, në panairin e organizuar në qytetin e bukur të Sarandës, me motivacionin “Për ruajtjen e traditës së artizanatit shqiptar në punimet e dorës dhe përcjelljen e këtyre vlerave me mjeshtëri të lartë artistike “. Të ruash traditën është shumë më tepër se të qepësh një veshje. Edhe përkushtimi për të sjellë origjinalen, është respekti për detajin , është mirënjohja për trashëgiminë dhe puna e pakursyer .

Ne do të vazhdojmë të punojmë me dashuri dhe përkushtim për të realizuarn misionin tonë për të mbajtur gjallë traditën me dinjitet dhe me origjinalitet .Falënderojmë përzemërsisht gjithë ata që na mbështetin dhe inkurajojnë !”-u shprehen ne përfundim te Panairit 4 ditor Lizeta dhe Aurel Atika te subjektit “Atelie LIZETA”.

Nderkohe fitueset e Çmimit te Dyte Motrat Koçollari u shprehen: “Të vlerësuara dhe të nderuara që në jubileun e 10-të të Panairit organizuar nga AJMMI dhe Bashkia Sarandë, çmimin e 2-të e mbajnë stolitë artizanale An’Art! Faleminderit juve për mikpritjen! Faleminderit të gjithë artdashësve tanë që na duan, na japin shumë pozitivitet dhe stolisen nga duart tona! Faleminderit turistëve që na zgjodhën ne mes dhjetra stendash, pasi zgjodhën suvenirin unik dhe artizanal ashtu siç na shprehen.”

Panairi X Kombetar I Suvenireve Turistike me Qasje Mjedisore.”Saranda 2022″, u zhvillua pergjate kater diteve: 17-18-19020 gusht 2022//sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.