Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në orët e mesditës, të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet do të marrin karakter shtrëngatash, lokalisht rrebeshe me rrufe.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-8 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12-1 5m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/33 | Diell re shi |
| Kukës | 15/27 | Diell re shi |
| Lezhë | 23/32 | Diell re shi |
| Dibër | 13/27 | Diell re shi |
| Durrës | 22/32 | Diell re shi |
| Tiranë | 22/33 | Diell re shi |
| Elbasan | 16/32 | Diell re shi |
| Berat | 19/32 | Diell re shi |
| Vlorë | 20/32 | Diell re shi |
| Korçë | 13/25 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 17/33 | Diell re shi |
| Sarandë | 16/31 | Diell re |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi