Nje grup vjedhesish ne bashkepunim, nga Saranda, Prizreni dhe Gjajova (Kosovë). kane kurorezuar “sulmin” mbi nje banese ne lagjen nr.1 te Sarande.
Burime policore vune ne dukje sot se : “Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasve H. M., 25 vjeç, banues në Prizren dhe V. P., 57 vjeç, banues në Sarandë, si dhe u shpallen në kërkim shtetasit N. C., 26 vjeç dhe G. M., 26 vjeç, të dy banues në Gjakovë, Kosovë.
Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. P., në lagjen nr. 1, Sarandë, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim./SARANDANEWS.AL//
ME SHUME LAJME
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta
Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja
Mot i kthjellët me vranësira lokale