SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Bashkia çel ekspozitën  e autores Afërdita Murtaj  në Galerinë “ART Saranda” 

Nga Liana PETOVA

Bashkia e Sarandës çeli  ekspozitën  e piktores Afërdita Murtajt, në Galerinë “ART Saranda” e cila u frekuentua nga qindra vizitorë shumica e tyre gra, vajza dhe njerëz të kulturës, medias, etj,.

Duke përshëndetur në një ceremoninë e promovimit të kësaj ekspozite kryebashkiaku, Adrian Gurma u shpreh se “Arti i Murtajt, vjen edhe si një mesazh me  aspiratën për më shumë barazi gjinore, fuqizim të rolit të vajzave dhe grave në shoqëri dhe pakësim të dhunës ndaj tyre”.

 Gurma vuri në dukje se “Ne kemi krjuar tashmë si bashki  një eksperiencë duke mbështetur artistë të arteve figurative, me mesazhet dhe ndërgjegjësimin që përcjelllin veprat e tyre te publiku i gjerë dhe te mijëra turistë vendas e të huaj që mirëpriten nga Saranda përgjatë vitit.”

Sipas piktorit Lefter Çeko, drejtor i Galerisë së arteve pamore në qytetin bregdetar, “Kjo është  ekspozita e parë e arteve pamore që starton në vitin 2022 e cila do të qëndrojë e hapur për publikun për një muaj dhe do të pasohet nga disa ekspozita të tjera të autoreve vendas e të huaj.”

Duke folur për sarandanews.al, piktorja Afërdita Murtaj, u shpreh se “Në të 33 punimet e kësaj ekspozite, janë paraqitur motive të ndryshme ne kryetemë: filizi dhe bimësia, kryesisht si realzime ekspresioniste në tenikën e vajit në kanavac dhe  akrilik”./SARADANEWS.AL///

error: